“Gomarët e kufirit” dhe “Gjini” në Paris
Filmi artistik “Gomarët e kufirit”, në regji të Jeton Ahmetajt dhe filmi i shkurtër “Gjini”, në regji të Korab Lecajt do të shfaqen në Festivalin e Evropës Juglindore, i cili mbahet në Paris nga 12 deri më 17 prill.
Në këtë manifestim të artit kinematografik do të prezantohet dymbëdhjetë kinematografi kombëtare: Shqipëria, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Rumania.
Të gjitha shtetet e rajonit do të prezantohen me filmat artistikë, dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër. Deri me tash është konfirmuar se në këtë festival do të shfaqen edhe dy filmat nga Kosova. “Gomarët e kufirit” deri më tash ka marrë pjesë në disa festivale dhe është shpërblyer, kurse "Gjini" është fitues i çmimit për fotografinë më të mirë në kuadër të konkurrencës ndërkombëtare të Festivalit të Filmit "Skena UP".