Këngëtarja më e keqe në botë?
Hiti më i ri në Youtube është Rebecca Black, amerikania 13-vjeçare për të cilën dyshohet se është këngëtarja më e keqe në botë.
Ajo e fitoi këtë titull falë hitit “Friday", që është një këngë e kotë për mëngjesin, shkuarjen në shkollë dhe ndejat e fundjavës, dhe që nga publiku i gjerë u prit si një prej këngëve më të këqija në histori – e kënduar nga një zë tejet irritues.
Klipi i kësaj kënge është shikuar mbi 16 milionë herë, dhe është përcjellë me lloj-lloj komentesh nënçmuese.
"Kam qarë për shkak të disa komentuesve dashakëqij, por s’kam dashur ta largoj kripin nga web-faqja. Konsideroj se ënjtë me rëndësi që njerëzit ta shohin atë, qoftë edhe nëse s’ju pëlqen”, thotë Rebecca.
Është interesant se tashmë mund të gjendet edhe parodia e stilit të Bob Dylan, e cila po ashtu është bërë hit në Youtube...