Marubsat
Ne ditet e fundit te vjeshtes se trete, nje grup djemsh e vajzash te pajisur me gjithçka u duhej per te realizuar nje film me metrazh te shkurter, zbarkuan ne qytetin e Permetit. Pasi kishin kerkuar per dite te tera vendin e xhirimeve buze lumenjve qe pershkojne tokat shqiptare te fryra nga shirat, zgjodhen me ne fund Vjosen.
Midis tyre dallon dy aktore, Reshat Arbanen dhe Arben Derhemin. Kur shkova i gjeta ne pune e siper.
Edhe pse nga fotografite e njihja vendin e xhirimeve, kontakti real me ate peizazh me la pa fryme. Me kishte marre malli te asistoja ne shesh xhirimi.
Lumi, brigjet e tij te larmishme, me blloqe guri shkembore te gerryer nga rrjedhja shekullore, malet te mbeshtjella nga rete gri ne te zeze qe nderronin konturet e tyre, shiu qe kercenonte ore e çast te derdhej mbi toke, nje kamper i instaluar ne afersi te lumit rrethuar nga gardhi qe ndante djerrinen nga nje cope toke e porsapunuar, ishin dekori ideal ku po realizohej filmi.
Per njeqind e nje arsye kisha vendosur te kthehesha ne Tirane sa me pare. Njeqind e dy arsye me bene ta shtyja kthimin.
U pershendeta me autoret e aktoret sa me shkurt per te mos i nderprere dhe ndoqa pregatitjen dhe xhirimet e skenave te planifikuara per ate dite.
Sabir Kanaqi, erdhi nga Mali i Zi, per te studiuar ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi ne Tirane. Pasi u diplomua me filmin me metrazh te shkurter "E dashur Ria", per rezultatet dhe pergatitjen e tij ai u emerua Pergjegjes Teknik ne Akademi.
Se fundi, bashke me tre diplomante te tjere te Akademise, ai me filmin e tij te "Rruge" na befasoi ne dhe grupin e studenteve gjermane te shkolles se filmit ne Keln qe kishin ardhur ne kuader te kembimeve te Akademise me simotrat e saj ne Europe.
Filmi qe po realizohet, "Matane Lumit", eshte shkruar nga regjisori Vladimir Prifti, pedagog i kahershem i Gjuhes se Filmit ne "Marubi". Nuk ka nevoje ta pyes po ma do mendja se vitet e shkolles e afruan me shume me te rinjte dhe e frymezuan te shkruaje per ta nje skenar.
Sa mrekullisht me tingellon emri "Marubi"! Dinastia famemadhe e fotografeve te vjeter e te shquar te Ballkanit.
Tridhjete e pese vjet me pare, duke perfituar nga nje qendrim afatgjate ne Shkoder, per shkak te xhirimeve te "Çifti i lumtur", ne kohen e lire zhytesha duke soditur negativet origjinale mbi 100-vjeçare qe ruheshin ne pllakat e qelqta te Fototekes se shtetezuar qe drejtohej asokohe nga Kele Marubi.
Kur me tregonte historite e studios fotografike "Driteshkronjetorja Marubi", me dukej sikur po bisedoja me nje aristokrat parizien qe gabimisht kishte ngelur ne Shkoder. Kete ndjesi ma shtonte edhe fakti se ai ne vitet '20 te shekullit te kaluar kishte studiuar ne shkollen e pare te filmit ne bote "Lumiere" ne Paris. Po me shume kenaqesi kisha kur shkoja te Bernardina, motra e Keles dhe nena e kompozitorit Tonin Arapi.
Me modesti me tregonte se kur ishte e re, ndihmonte te atin ne larjen (zhvillimin) e pllakave te qelqta fotografike ne solucionet kimike, por hera-heres edhe fotografonte. I shkrova dy artikuj modeste per Marubet ne te vetmen reviste kulturore te atehershme "Ylli".
Shume vite me vone nje album francez me parathenie te Kadarese e me pas dy te tjere ne shqip, zbuluan madheshtine e punes se tyre.
Kur Kujtim Çashku guxoi te hape te paren Akademi te Filmit dhe e quajti "Marubi", e para gje qe me shkoi ne mendje ishte: A do te ishte ne gjendje ajo Akademi ta justifikonte emrin qe mbante? Kishte te tjere qe mendonin ndryshe, por kishte dhe nga ata qe donin qe ajo shkolle te mos ishte hapur fare.
Per fat te keq, ishin njerez qe kishin nen administrim jo vetem territorin e ish-Kinostudios por edhe funksionin qe te mirembanin dhe konservonin repartet qe ngelen si mall pa zot pas viteve '90. Sa here qe nderronte pushteti aq here nderronin drejtuesit e nje strukure te quajtur Albafilm sh.a.
Para syve tane u shuan laboratori e rekuizita e mjeteve te transportit, kostumerite, ofiçinat, marangozeria e shume te tjera. Kesaj katrahure i shpetoi per fat Arkivi i Filmit.
Na ngushelloi krijimi i Qendres Kombetare te Kinematografise dhe duhej te na gezonte hapja e Akademise Marubi. Sa me shume zbukurohej e forcohej shkolla aq me shume sulmohej ajo.
Nderkohe Akademia po jepte rezultatet e para. Po afroheshin pedagoge te rinj te shkolluar ne institute perendimore, po shtohej numri i kineasteve te huaj qe po vinin ne shkolle per te dhene mesim. Kam pasur rastin te vizitoj edhe struktura te tilla ne vende me shume tradite ne fushen e kinemase dhe e them pa droje se "Marubi" eshte nje shkolle model.
Keto me shkuan ndermend aty ne Permet kur shikoja se si prane Sabirit ndertonte kuadrin drejtori i fotografise Roki (Royald Elezaj), qe para dy vjetesh u diplomua te Marubi, sa i sigurt ishte Reard Gjermeni ne regjistrimin e zerit, diplomant i vitit te shkuar, sa shume e ndihmonte regjisorin Soena Lame qe u diplomua ne korrikun qe shkoi, i kudogjendshmi Urim Bozaxhiu qe ka tre vjet qe ka dale nga ajo Akademi.
Fatmiri dhe Roni, ende studente ne vitin e trete, po benin nje stazh te vertete profesional ne filmin "Matane Lumit".
Nese filmi neser do te jete nje arritje, te gjithe do te kene pjese ne suksesin e tij. Nuk ka si te mos kenaqen dhe "stekat" e vjetra te filmit te Kinostudios, Andon Koja ne rolin e drejtorit ekzekutiv dhe Arben Mema si ndriçues, karelist, kranist dhe gaztor i grupit.
Pas nje dite te lodhshme pune, kuptova se Reshati ishte i kenaqur me rolin e tij. Nuk durova dhe ja nisa nje sms nje mikut tim me fjalet: Po e kaloj mire me Antoni Kuin Arbanen ketu ne Permet.
Dhe sa mbarova sms Arben Mema me tha: jane te mire Marubsat. Beni qe ne keto vite ka punuar me ekipe filmi kanadeze, gjermane, franceze, italiane, çeke etj. Marubsat, djemte e vajzat qe i vune gjoksin shkolles kur erdhen ta mbyllnin ata.
Shkolla dhe personeli, studentet, pedagoget, kineastet qe vijne per te shfaqur filmat e tyre ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut qe per te gjashtin vit e organizon Akademia, prej thuajse dy vitesh punojne te rrethuar nga nje gardh absurd.
Ate dite te absurdit e vendosa.
Vendi im ishte ne anen e MARUBSAVE. Me studente qe rrezatojne kulture une dua te jap disa ore mesim. Me djem e vajza te tille kinemaja shqiptare do ta thote fjalen e saj.
Sot studentet e "Marubit" jane te integruar ne nje realitet kinematografik nderkombetar ku nderohen e vleresohen me çmime. Ne Permet lindi nje fjale e re MARUBSAT, ndersa mua m'u ngjall besimi se gardhi absurd, sido qe te veje puna, do te bjere.
Permet - Tirane