Tjeter veper e Mulliqit ne festivalin e te rinjve
Sonte, ora 19.00, ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar shfaqet drama "Per mua, Ate dhe te Tretin" e Haqif Mulliqit. U bene disa vjet qe festivalit te te rinjve nuk i mungon ky autor nga Kosova. Dramat e tij me pak personazhe, trajtojne karaktere te izoluar ne mesin e marredhenieve njerezore.
"Per mua, Ate dhe te Tretin" eshte zgjedhje e Sonila Kapidanit e cila konkurron per here te dyte ne Festivalin Teatror te te Rinjve. Interpretojne: Petrit Neziri, Armela Demaj, Ledjon Zoi, Qendrim Rijani.
Ne qender te drames eshte Miriami, nje vajze e re e brishte qe e dashurojne dy njerez, Sandri, nje burre qe e ka kaluar jeten ne karrige me rrota dhe Loni, qe gezon shendet te plote, por ndihet i vetmuar. Ke do te zgjedhe Miriami?
Skenografia eshte realizuar nga Edlira Qyshka. Koreografe eshte Roberta Mone. Kostumet: Meri Toçila. Muzika: Fabian Asllani. Sot, ora 12.00, te rinjte prezantojne shfaqjen ne Teatrin Kombetar.