“HANDIKOS”-i dhuron pesë karroca për QKUK-në

Prishtinë, 20 gusht - Organizata joqeveritare “HANDIKOS” ka ndihmuar të premten me një donacion prej pesë karrocave Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranim-dorëzimi i të cilave u bë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Afrim Maliqi, drejtor i “HANDIKOS”-it tha se kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ndihmon institucionet shëndetësore me pajisje të këtij lloji, megjithëse sasi simbolike, shpreson se sado pak do t’i përmirësojë kushtet për pacientët.
Dr. Lulzim çela, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, ka falënderuar donatorët dhe ka inkurajuar ata për punën që bëjnë, duke theksuar se do të jetë një zë i fuqishëm për të avokuar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta.
Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të hartojë dhe zbatojë politika anti-diskriminuese që do t'u garantojnë të drejtë dhe qasje në shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve, pavarësisht gjinisë, moshës apo kufizimit të aftësisë, transmeton KosovaLive.
“HANDIKOS”-i është organizatë joqeveritare, që mbështetet financiarisht nga Ambasada e Finlandës, si dhe nga shumë donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Ka rrjet aktiv në 26 komuna të Kosovës, me 14 qendra që ofrojnë shërbime rehabilituese direkte për fëmijë, si dhe 12 zyra, të cilat janë në shërbim të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara.