E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza e ka ndryshuar botën

Prishtinë, 20 gusht - Në kuadër të Programit të Seminarit të 29-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, të premten është mbajtur një tryezë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, i cili duke përshëndetur punimet e kësaj tryeze, ka thënë se populli shqiptar është popull me famë në botë, sepse botës së qytetëruar i ka dhënë një bamirëse të madhe, që e ka ndryshuar botën.

Po të premten, ministri Haziri ka pritur Galip Beqirin, kryetar i Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, i cili  shoqërohej nga disa anëtarë të këtij këshilli.

Në këtë takim Haziri e ka falënderuar Beqirin dhe delegacionin e Luginës së Preshevës  për vizitën dhe ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet MKRS-së dhe Luginës së Preshevës, përkatësisht Kosovës lindore, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›