Interi, 15 % kinez

Investitorë kinezë janë bërë grupi i dytë më i madh aksionar në Inter dhe do të ndihmojnë ndërtimin e një stadiumi të ri, ka njoftuar gjiganti milanez të enjten, nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare.
Marrëveshja parasheh që presidenti i Interit, Massimo Moratti të vazhdojë të mbajë kontrollin e plotë. Railway Construction Corporation do të ketë 15 përqind të aksioneve.
Interi synon të ndërtojë një stadium të ri deri më 2017 dhe marrëveshja me investitorët kinezë do të ndihmojë edhe promovimin e klubit në Azi.