E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kravata e gjumit”, shpëtimi për “vdekjet” nga mbilodhja

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 15:00

Japonia është vendi i vetëm në botë që ka një fjalë të veten për vdekjen, si shkak i mbilodhjes në punë, “Karoshi”.

Pikërisht për të shpëtuar biznesmenët që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në punë, japonia nisi tregtimin e jastëkut poshtë kravatës.

Shpikja më e re quhet “Kravata e gjumit”, (Nemuri Tie), poshtë kravatës është futur një filtër i përpunuar i cili mund të mbaj një peshë deri në 12 kg. Mikrofibrat mund të fryhen nga një buton që është fshehur pas nyjes së kravatës.

Kompania “KTM” nisi shpërndarjen e kravatës në prill. Kjo është një mënyrë që mes pushimeve të punës meshkujt mund të shtrinë kravatën në një tavolinë të shtypin butonin dhe të marrin një sy gjumë.

Shpikësi i këtij jastëku të veçantë është amerikani Tom Bouen, i cili në SHBA këtë produkt e shiti fillimisht si diçka me të cilën mund të bëje një shaka. Atij nuk ja kishte marr mendja kurrë se mund të bënte një biznes shumë të mirë me Japoninë, e cila “Kravatën e gjumit” e ka marr me shumë seriozitet.

Firma japoneze që fitoi ekskluzivitetin e shitjes së “Kravatës së gjumit”, KTM, ka arritur të bëjë 4 mijë shtije vetëm brenda pak kohëve ndërkohë që janë bërë 20 mijë porosi të tjera. /tech/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›