Lamtumira e "Atlantis", nis zbritjen në tokë
FLORIDA- Anija kozmike “Atlantis'' ka lënë për herë të fundit Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të nisur kthimin drejt tokës. NASA njoftoi se anija u nis
me sukses në orët e para të ditës së sotme dhe kthimi në tokë është planifikuar për të enjten. Kthimi i “Atlantis” i jep fund epokës së anijes kozmike amerikane në hapësirë.
Ky largim nga stacioni hapësinor, i fundit i një Orbiteri ndodhi më 6:28 GMT, siç është planifikuar, dhe rreth 350 kilometra me vertikalen e Paqësor, në lindjes të Zelandës së Re''- theksoi komentatori zyrtar në televizionin e NASA-s.
Pak minuta më vonë largimit një oshtimë të shtënash me armë u dëgjua në bordin e ISS për të përshëndetur largimin e ''Atlantis'', një traditë të huazuar nga marina amerikane.
Atlantis do ti bashkohet anijeve Discovery dhe Endeavour, tashmë të dala në pension, dhe që do të ruhen si objekte muze.
(s.g/AP/BalkanWeb)