Kanceri i prostates dhe analiza PSA

Kanceri i prostates dhe analiza PSA
Kancerin e prostates eshte kancer i dyte me i shpeshte mes amerikaneve. Analiza e Antigjenit te Proteinave Specifike ose PSA mund te jete nje parashikues i sakte i rrezikut nga ky lloj kanceri. Por nje studim i ri tregon se analizat e shpeshta nuk jane te dobishme tek njerezit me nivel te ulet PSA.
Mjeket kane debatuar gjate mbi te mirat dhe te keqijat e analizes PSA-se per zbulimin e kancerit te prostates ne fazen e hereshme.
PSA eshte proteine e prodhuar nga qelizat e gjendres se prostates dhe mund te perdoret per te zbuluar semundje te ndryshme vecanerisht kancerin ne prostate. Shkencetaret ne Holande maten nivelin e kesaj proteine tek me shume se 80 mije burra te moshes 55-74 vjec. Rreth gjysma e tyre iu nenshtruan analizave dhe gjysma tjeter jo.
Pas 10 vjetesh studjuesit vune re se niveli i vdekjeve nga kanceri i prostates ishte me i larte mes burrave qe kishin patur nivel te larte PSA qe ne fillim te studimit. Burrat me nivel te mesem e te larte PSA perfituan me shume nga analizat e hereshme. Njerezit te cilet kishin nivele te uleta PSA nuk paten ndonje perfitim dukshem nga keto analiza.
Autoret e studimit thone se analiza e shpeshte PSA mund te coje ne trajtime dhe shpenzime te panevojshme mjekesore. Por pacientet u vezhguan vetem per 10 vjet dhe shkencetaret thone se vezhgimi i tyre me i gjate mund te sjelle rezultate te tjera. Pacientet duhet te keshillohen me mjekun per te vendosur se sa shpesh ata duhet te kryejne analizen per matjen e nivelit te PSA-se.
Telefoni celular faktor rreziku per aksident me makine
Dihet se dhenia e makines ne gjendje te dehur perben rrezik edhe per shendetin publik. Rrezik per jeten paraqesin edhe mosperdorimi i rripit te sigurimit dhe pirja e duhanit gjate procesit te dhenies se makines.
Keto pyetje jane te zakoneshme kur pacienti shkon tek mjeku.Tani nje pyetje e re ka filluar te behet ne zyren e mjekut A flisni dhe dergoni mesazhe me shkrim ndersa i jepni makines
Me shume se 275.000.000 amerikane kane telefone celulare dhe per 81 per qind e tyre flasin ndersa ngasin makinen. Si rrjedhim aksidentet ne rruge jane shtuar shume duke e bere perdorimin e telefonit ne makine thuajse njesoj te rrezikshem me dhenien e makines ne gjendje te dehur.
Ndersa eshte veshtire te percaktohet numrat e sakte i aksidenteve per shkak te perdorimit te celularit ne makine nje studim tregon se rreziku i nje aksidenti te tille eshte rritur 23 perqind. Ne nje studim kryer nga doktoresha Amy Ship thuhet se mjeket duhet te ndjekin nga afer zhvillimet teknologjike per te njohur edhe rreziqet qe sjellin ato.
Ne studimin e botuar ne revisten mjekesore te New Englandit Amy Ship u ben thirrje te gjithe mjekeve qe te perfshijne ne keshillat per pacientet edhe paralajmerimin per rrezikun qe sjell perdorimi i telefoneve celulare gjate dhenies se makines. Ata qe e pyesin pse per shoferin te flase ne telefon qofte edhe me blue tooth. eshte me e rrezikshme sesa te flase me nje pasagjer mjekja Ami Ship pergjigjet A do te doni ju qe nje kirurg te jete duke folur ne telefon ndersa ju operon
Dieta me pak karbohidrate krahasuar me dieten me pak yndyrna
Nje diete me pak karbohidrate kufizon perfshirjen e bukes orizit niseshtes dhe perimeve dhe frutave. Studiuesit thone se nje diete me pak karbohidrate eshte me e mire sesa nje diete me pak yndyrna. Gjate nje studimi u vu re se ndersa te dy dietat ndihmuan pjesemarresit per te humbur peshe personat qe ndoqen diten me pak karbohidrate kishin ne organizmin e tyre nivele me te larta te kolesterines se mire se sa ata qe ushqeheshin me ditete me pak yndyrna.
Studimi u krye per te krahasuar dy dietat me pak yndurna dhe me pak karbohidrate. Diteta me pak karbohidrate eshte e pasur me proteina gje qe per shume vite ka qene nje ceshtje debatesh. Disa eksperte besojne se dieta me pak karbohidrate kufizon vitaminat dhe mineralet per te cilat trupi ka nevoje.
Te dy dietat ndihmuar pjesemarresit ne studim per te humbur peshe por grupi me diete em pak karbohidrate kishte nje nivel me te larte te kolesterines se mire ose HDL.
Pas dy vjet te dy grupet e humben mesatarisht 7 perqind te peshes se tyre trupore. Por tek personat ne diete me pak karbohidrate niveli i kolesterines se mire u rrit 23 perqind ndersa tek personat ne diete me pak yndyrna niveli i HDL-se u rrit 12 per qind. Ne studim morren pjese 307 vete. Te gjithe ishin mbi peshe por askush nuk kishte probleme me diabetin apo kolestesterinen keshtu qe ekspertet thone tha se rezultatet e studimit mudn te mos vlejne per persona ne kushte te tjera shendetesore. Autoret e studimit nuk jane ne gjendje te thone perse dieta me pak karbohidrate ndikon ne shtimin e kolesterines se mire por ata shtojne se te dyja dietat jane te mira per njerezit qe perpiqen te bien nga pesha.