Man City, “kurrë” si Man Utd

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 14:44
David Beckham është i bindur se Manchester City kurrë nuk do të bëhet klub i madh sa Manchester United.
Mesfushori i Los Angeles Galaxy depërtoi nga rangjet e ulëta në Old Trafford dhe kaloi dhjetë vite me ekipin e parë, duke fituar gjashtë tituj të Premierligës, dy FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.
“Ata kurrë nuk do të jenë Manchester United. Ata mund të jenë kërcënim këtë sezon, por United ka historinë dhe titujt. City ka futbollistë të mirë në ekip dhe vazhdon të shpenzojë, por kurrë nuk do të jetë i madh sa Manchester United”, tha Beckham për radio TalkSPORT.