“Perspektivës Evropiane të Kosovës, i duhet vazhdimi i reformave”

“Me këtë rast, ministri Rexhepi vuri në dukje angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në implementimin e detyrimeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave. Ai, premtoi që Qeveria e Republikës së Kosovës do të shtojë angazhimet dhe kapacitetet në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga ky proces, me marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet një komunikatë të MPB-së të lëshuar pas këtij takimi.
Sipas saj, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka vlerësuar progresin e arritur dhe ka theksuar se pas vendimeve të marra në Bruksel, për avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës, duhet të vazhdohet me ndërmarrjen e reformave dhe arritjen e progresit në mënyrë që Kosova të zë hapin e shteteve tjera të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.