E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ose zgjedhjet në veri, ose eksod”

“Serbët në Kosovë nuk ka besim në askënd. I kemi besuar kësaj qeverie (qeverisë së Serbisë) se është në gjendje t’u përballoj presioneve e shantazheve por tani kjo nuk është kështu”, ka thënë Krstimir Pantiq, i ashtuquajtur kryetar i pjesës veriore të Mitrovicës.

“Nëse shteti nuk mbron serbët dhe nuk i mban institucionet serbe, do të na duhet ose ta lëshojmë Kosovën, ose të pranojmë që të bëhemi kosovar. Do të ketë shpërngulje. Nëse nuk ka zgjedhje, që nga shtatori 3 000 familje do të mund ta lëshojnë Kosovën”, ka thënë Pantiq për mediat serbe.

Sipas tij, familje e shpërngulura do të vendoseshin në Serbinë qendrore dhe në qendra kolektive ku do të ndiheshin më të sigurt pasi nuk do të pranojnë që të bëjnë jetë në Kosovë nën frikën e vazhdueshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›