“Rambo” ishte këtu
Dyert e restorantit janë të hapura, por nuk ka asnjë mysafir në të. Që nga e shtuna, në këtë kafene që gjendet në Fushë-Kosovë, nuk ka njeri. Në këtë ditë, në orët e hershme aty ka ndodhur një vrasje e dyfishtë.
Ali Rexhepi dhe Berat Pirraku kanë mbetur të vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një person tjetër.
Të tre ishin mysafirë në restorantin të quajtur “Santiago Bernabeo” në Fushë-Kosovë, ku kishte muzikë dhe më pas ka ndodhur ngjarja.
Të dielën, dera e hyrjes e këtij restoranti - që është pronë e një personi me emrin Jakup Krasniqi - qëndronte e hapur, ndërkaq në të nuk kishte asnjë njeri.
Brenda lokalit shihen karriget e përmbysura, shishe të birrave të thyera që të bën të kuptosh se brenda këtij lokali ka ndodhur incidenti.
As fqinjët që kanë shtëpitë dhe bizneset atypari nuk dinë shumë rreth asaj çka ka ndodhur.
Njëri nga ta që jeton afër këtij lokali, tha për Express se ka dëgjuar se të shtunën aty ka ndodhur një vrasje, por nuk di edhe shumë rreth saj.
“Ky nuk është rasti i parë që ndodhin probleme. Në këtë lokal gjithnjë rrinë njerëz problematikë që kanë bërë probleme”, tha ky fqinj për Express, pa dashur të identifikohet.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...