E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja, marrëveshja

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se në fillim të korrikut do të arrihen gjashtë marrëveshje me Beogradin. Ajo, për gazetën Express, shpalos detajet e këtyre marrëveshjeve, të propozuara nga Ndërmjetësi Robert Cooper. Nga Valmir Klaiqi më 27 qershor 2011 në ora 04:48

Prishtina dhe Beogradi kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të para mes dy vendeve.

Të paktën, këtë e thotë Edita Tahiri, Shefe e delegacionit kosovar në dialogun teknik me Serbinë.

Në një prononcim për Express, të dielën, ajo ka thënë se gjithçka mund të finalizohet më 2 korrik, në raundin e radhës të dialogut, derisa ka shpalosur detaje të pakos që përfshin gjashtë marrëveshje, të cilat janë disenjuar nga ndërmjetësi i BE’së, Robert Cooper.

Kjo marrëveshje u është bërë e ditur palëve më 6 qershor, ndërsa tani ekipet e ekspertëve po bëjnë finalizimin e detajeve.

“Mendimi im është se janë afruar shumë pikëpamjet. Po ashtu, që pala jonë tashmë ka dhënë pëlqimin në parim për propozimet që i ka paraqitur më 6 qershor ndërmjetësi Robert Cooper. Ne mendojmë se ato propozime janë mjaft të mira dhe japin zgjidhje të mirë për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pra vendosjen e një reciprociteti në fushën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Tahiri, për Express.

Për Shefen e delegacionit kosovar, propozimmarrëveshjet që kanë dalë më 6 qershor nga zoti Cooper, përfshijnë idetë e të dyja palëve dhe idetë europiane.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›