E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reporterë pa kufij” dhe IFJ: Rishqyrtoni ligjin për media

Dy organizata kryesore botërore Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe “Reporterë pa kufij”, që veprojnë në mbrojte të gazetarëve dhe shprehjes së lirë të mediave kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me vendimin e djeshëm negativ të Kuvendin e Kosovës, rreth dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit të 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.

Ernest Sagaga, përgjegjës i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë nuk e ka mirëpritur këtë lajm nga Prishtina, respektivisht dështimin e ndryshimit të Kodit Penal të Kosovës nga ana e kuvendarëve kosovarë, raporton agjencia “Presheva jonë|.

Sipas zyrtarëve të i IFJ me këtë vendim Kuvendi, Kosovën e ka shpjer një hap prapa. Sagaga ka ftuar autoritet kosovare të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të gjejnë rrugëdalje për daljen nga situata e krijuar për zhbllokimin e lirisë së mediave në Kosovë, sepse këto kode janë në kundërshtim me normat evropiane dhe ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me seli në Brukse, Kosova e cila ka pretendon të jenë një vend demokraktik dhe që synojnë për integrime duhet së pari të përmisojnë gjendje e mediave, lirinë e shtypit dhe të ndihmohen ato dhe jo te krijojnë kushte apo masa strikte që do të pengonin në punën e tyre profesionale, siç ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës.

Jemi të zhgënjyer me gjendjen e mediave në Kosovë, sidomos me disa ligje, kode nga Kuvendi i Kosovës, ka theksuar sot Olivir Basile, përgjegjës i organizatës botërore “Reporterë pa kufij “për Evropë. Sipas Basile, për RSF kodet në fjalë janë në kundërshtim me standardet evropiane dhe natyrisht janë të papranueshme për këtë organizatë.

“Me këto kode, masa të fundit nga ana e Kuvendit të Kosovës ne nga IFJ i kundërshtojmë energjikisht sepse këto masa strikte censurojnë dhe bllokojnë punën e gazetarëve në Kosovë, që në fakt zgjatet rruga drejt e këtij vendi drejt Bashkimit Evropian, sepse keto veprime janë në kontradiktë me standardet evropiane të cilat sikur edhe OKB, garantojnë lirë e shprehje së medieve”, ka thënë Olivier Basile, përgjegjës i Këto dy organizata ditëve të ardhshme do t’i shkruajnë Prishtinës zyrtare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›