E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kagawa, perfekt për Man Utd-in

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson beson se Shinji Kagawa i përshtatet gjigantit nga Old Trafford. Kagawa kompletoi transferimin e tij në Manchester United nga Borussia Dortmund duke përfunduar me sukses vizitat mjekësore.

Ylli japonez nënshkroi kontratë katërvjeçare për Djajtë e Kuq dhe Ferguson është i lumtur që transferoi mesfushorin e shumëkërkuar.

“Shinji është mesfushor me aftësi të jashtëzakonshme, viziton dhe sy të mirë për gol. Jam i lumtur që ka zgjedhur Unitedin. Besoj se i përshtatet stilit tonë të lojës”, deklaroi Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›