E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sabotohet” ndërtimi i një xhamie në Zvicër

Policia zvicerane nisi hetimet për zbardhjen e autorëve të varrosjes së mbi 120 derrave në një terren, ku parashikohet ndërtimi i një xhamie.

Sipas autoriteteve zvicerane, mbi 100 trupa të kafshëve janë gjetur të groposura dhe sipërfaqja e truallit, ku ekziston projekti për ndërtimin e një xhamie, ishte mbuluar e tëra me gjak.

Mishi i derrit dhe të gjitha produktet derivate të tij konsiderohet “haram” nga feja islame, e për këtë konsumimi i tyre është i ndaluar për çdo besimtar.

Pikërisht ky fakt ka bërë që autoritetet vendase të nisin hetimet për ngjarjen në fjalë dhe për gjetjen e autorëve të ngjarjes, të cilët duket se janë kundër ndërtimit të xhamisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›