Benitez pret oferta

Ish-trajneri i Interit, Rafael Benitez ka thënë se synon një post të rëndësishëm në Evropë dhe do të konsideronte edhe një rol ndërkombëtar me Spanjën ose Anglinë.
Benitez është pa angazhim prej kur u largua nga Interi në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse mori oferta për rikthim në detyrë. Megjithatë, spanjolli pret ofertën e duhur dhe thotë se duhet të ketë shanse për të fituar tituj.
“Kur shikoni për diçka tani, pasi keni fituar Ligën e Kampionëve ose tituj në Spanjë dhe kudo, ju thoni ‘dua që dikush të më ofrojë një projekt për të fituar sërish Ligën e Kampionëve, ose Premierligën’. Duhet të jetë sfiduese. Por, duhet pranuar se çdo trajner do të dëshironte të ishte selektor i kombëtareve të fuqishme si Spanja dhe Anglia”, deklaroi Benitez për Sky Sports News.