“Sherlock Holmes 3”, në pritje

Robert si Sherlock Holmes, dhe Jude si Dr. Watson, pushtuan botën falë portretizimit unik të detektivit dhe ndihmësit të tij, por edhe regjisë maestrale të Guy Richie. Edhe pjesa e tretë e filmit do të xhirohet nga ekipi i njëjtë, ndërkohë që fillimi i xhirimeve do të duhej të fillonte diku nga mesi i viti të ardhshëm.
"Ne jemi një ekip fantastik.Po i gëzohem pjesës së tretë të filmit, sepse e di që kemi mjaft për të treguar. Mirëpo, Robert dhe unë jemi shumë të zënë me projekte tjera, kështu që nuk e di se kur do të fillojmë me xhirimin e Sherlock”, sqaroi Jude.
Law aktualisht po përgatitet për filmin “Big Hotel Budapest”, të Wes Anderson, ku përveç tij luan edhe Johnny Depp, ndërkaq Robert Downey Jr, për versionin e ri të filmit “Pinoku”, të Tim Burton.