E Shtunë, 31 Tetor 2026

600,000 libra të shitur?

Edhe pse e vështirë të besohet, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë insiston se gjatë Panairit të 15’të të Librit, në Tiranë, janë shitur afro 600,000 tituj.

Në mbyllje të Panairit të 15’të të Librit, në Tiranë, u dhanë çmimet për prurjet më të mira. Në fakt, u dhanë çmimet për përkthim, që njëfarë mënyre zbuluan haptas pozitën pasive të autorëve shqiptarë dhe të veprave të tyre.

Mungoi çmimi për letërsinë shqipe. Arsyetimi i jurisë ishte se ajo mori parasysh propozimet e botuesve. Si rrjedhojë, juria si ‘Autor të Vitit’ shpalli Artan Fugën, për librin “Rënia e qytetit”, që paraqet një këndvështrim nga këndvështrimi i një filozofi social i asaj sesi duhet të quket një qytet.

E mira a panairit ishte numri goxha i madh i vizitorëve, i cili, sipas organizatorëve, mund të ketë qenë diku rreth 100,000, si dhe shitja e librave, që vlerësohet të ketë qenë afro 600,000 ekzemplarë.

Këto, natyrisht, nuk janë shifra zyrtare, sepse deri në ditën e fundit të panairit asnjë botues s’kishte bërë një bilanc përfundimtar. Megjithëkëtë, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, ishte kategorikë se në panair janë shitur 600,000 libra. Kjo, sipas gazetës ‘Shekulli’, i bie që pothuajse secili banor i Tiranës ka blerë nga një libër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›