E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Superman” rikthehet n’mot

Filmi i Zack Snyder, “Man of Steel” (Njeriu i Çeliktë), do të shfaqet më 14 qershor të vitit të ardhshëm.

Sekuencat e para të filmit për super-heroin Superman, “Man of Steel”, tashmë janë lancuar në internet dhe në të shihet aktori britanik, Henry Cavill, derisa ‘fluturon’ në qiell i veshur me kostumin ikonik kuq-e-kaltër.

Ishte filmi “Superman Returns”, i regjisorit Bryan Singer, filmi i fundit për Superman’in që u lancua në vitin 2006, me aktorin Brandon Routh në rolin e gazetarit, Clark Kent, i cili shndërrohet në super-heroin e njohur.

Në versionin e ri të filmit, “Man of SteeL”, luajnë edhe Russell Crowe (si babai i Supermanit, Jor-El’ që vjen nga planeti Krypton), Amy Adams (si femra në të cilën super-heroi është i dashuruar), Michael Shannon (si personazhi negativ, gjenerali Zod).

Në film shfaqen edhe aktorët, Kevin Costner dhe Diane Lane, të cilët luajnë prindërit (Jonathan dhe Martha Kent) që e adoptuan Clark Kent në Tokë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›