E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të keqen munde me këngë”

Me rastin e Ditës së Evropës, të mërkurën (sot), me fillim nga ora 20, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, do të promovohet projekti “Të keqen munde me këngë”.

Është ky një gërshetim e këngëve dhe i poezive që i kushtohen lirisë dhe Kosovës.

Ndryshe, bashkautorë të projektit janë kompozitori kosovar, Reshat Randobrava - i cili ka bërë përzgjedhjen e këngëve; poeti e studiuesi, Agim Vinca - i cili ka bërë përzgjedhjen e poezive; si dhe aktori, Çun Lajçi, i cili do t’i recitojë poezitë e përzgjedhura.

I gjithë audio-materiali do të ilustrohet me një video-material, i cili është përgatitur nga z. Antigona Qena- Kaçaniku.

Promovimi është i hapur për publikun e gjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›