Si i dinte Leonardo gjithë këto?
_484546.jpg)
Ekspertët që patën rast t’i studionin punimet e Da Vincit pohojnë se vizatimet e artistit dhe gjeniut universal, që vdiq në vitin 1519, për nga preciziteti janë disa qindra vite para kohës në të cilën jetonte. Madje, sipas tyre, në disa aspekte ato mund t’i kontribuojnë edhe të kuptuarit të sotëm të trupit të njeriut.
Eksperti i anatomisë klinike, Peter Abraham, profesor në universitetin britanik Warwick , pohon se vizatimet e Da Vincit janë 300 vite para kohës kur jetonte, dhe se, në disa aspekte, vizatimet e tij janë edhe më të mira se ato që jepen në “Anatominë” e Gray’it, nga shekulli i 19’të.
Një hap përpara në raport me atë që gjeniu i Renesancës arrinte ta realizonte vetëm me ndihmën e syrit dhe të dorës është bërë tek para pak kohësh, falë ndihmës së teknologjisë digjitale.
Shumë vizatime të Leonardo Da Vincit – si studimet e tij të kafkës, të eshtrave të gjoksit, të skeletit dhe të ligamenteve – përputhen plotësisht me fotografitë e përfituara me ndihmën e aparateve më moderne të së sotmes, siç janë rendgenët dhe skanerët. Gjegjësisht, ato nuk mbesin aspak prapa incizimeve moderne dydimensionale.
Vizatimet e artistit përputhen plotësisht me incizimet më moderne që sot mund t’i prodhojë shkenca e mjekësisë. Edhe pse, ekzistojnë edhe disa dallime në raport me atë që mjekësia moderne ka zbuluar ndërkohë në trupin e njeriut. Në mesin e gabimeve më të mëdha të kësaj natyre është edhe ai që tregon sistemin reproduktiv të fermave, si dhe shtatzëninë, frytin, etj.
Ekspertët këtë gjë e sqarojnë me faktin se, sipas të gjitha gjasave, asokohe ishte tejet e vështirë që të vije në posedim të kufomës së një femre shtatzëne, për ç’shkak Da Vinci ishte munduar që të shfrytëzonte analogjinë me anatominë e kafshëve shtëpiake -si për shembull atë të lopëve, prandaj këto vizatimet e këtyre organeve edhe ngjajnë shumë me të tyre.