“The Artist” triumfon sërish

Ka qenë një ditë më fat në Los Angeles për një ndër filmat më të përfolur të momentit në Hollywood. “The Artist” ka triumfuar në këtë edicion të parë të një eventi të përvitshëm i pagëzuar “Dog News Daily” Golden Collar Awards, që është një ceremoni çmimesh ku do të nderohen me trofe qentë që shfaqen në filma.
Uggie iu bashkua Penelope Ann Miller për të prezantuar edhe nominimet për qenin më të mirë që interpreton në filma.
Penelope Ann Miller ka deklaruar: "Ka pasur një skenë ku unë e kam keqtrajtuar në një farë mënyre qenin dhe jam ndjerë shumë keq vërtet sepse unë i adhuroj qentë. I kam parë përherë si një dhuratë shumë të madhe që i kemi pranë”.
Ndërsa Uggie duket se e ka shijuar në mënyrën e tij faktin e të qenit i nominuar në këtë edicion të parë të çmimeve për qentë protagonistë në filma. “The Golden Collar Awards” do të mbahen këtë 13 shkurt në Los Angeles.