E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozoi nudo, s’mund të rikthehet në shtëpi

Pozimi nudo për një revistë franceze i kushtoi ‘dëbimin’ nga atdheu i saj, aktores iraniane, Golshifteh Farahani.

Farahani, që aktualisht ndodhet në Francë, nuk do të mund të rikthehet në shtëpinë e saj në Teheran për shkak se autoritetet ia kanë ndaluar atë për “sjellje të pahijshme dhe në kundërshtim me ligjin islamik”, sheriatin.

Aktorja 28-vjeçare, pozoi nudo për revistën franceze, “Madame Figaro” në shenjë proteste kundër censurës që vendos ligji islamik në vendlindjen e saj, censurë që më së shumti prek kinemanë, pikërisht në kohën kur kinemaja iraniane po njihet botërisht, pas fitimit të “Golden Globe” nga filmi iranian “A Separation” i regjisorit Asghar Farhadi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›