E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ekspozita ‘Artisët e së Nesërmes’

Galeria e Arteve e Kosovës (GAK) mbajti të hënën një konferencë për media, gjatë së cilës u dhanë detaje rreth ekspozitës së dhjetë ‘Çmimi Artistët e së Nesërmes’, që hapet sot (e marte) në orën 19. Në konferencë folën drejtori i GAK, Erzen Shkololli, koordinatorja e projektit ‘Çmimi Artistët e së Nesërmes’, Nita Deda, dhe kuratori i ekspozitës, Bardhi Haliti.

“Jam krenar me kualitetin e punëve dhe me organizimin e ekspozitës në edicionin jubilar të saj. I kemi katër finalistë: Brilant Pireva, Yll Xhaferi, Majlinda Hoxha dhe Luan Bajraktari të cilët garojnë për ‘Çmimin Artistët e së Nesërmes’”, theksoi Shkolloli, derisa nënvizoi se ata që tani janë fitues, sepse prodhuan vepra të reja enkas për ekspozitën finale.

Juria profesionale, e cila do të vendos për shpërblimin, përbëhet nga kuratorët, Janka Vukmir dhe Aaron Moulton, dhe nga artisti kosovar, Alban Muja.

Ekspozita Artistët e së Nesërmes do të qëndrojë e hapur deri më 16 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›