“Çohu” kundërshton formën e privatizimit të PTK-së

Prishtinë, 26 gusht - Përfaqësues nga organizata joqeveritare “çohu”, e kanë kundërshtuar të enjten edhe një herë formën e zgjedhur për privatizimin e PTK-së, duke kritikuar drejtuesit e institucioneve se po bëjnë privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha vetëm për interesa dhe përfitime të tyre dhe jo për zhvillimin dhe interesin e Kosovës, ndërsa për të gjitha këto fajtorë kanë nxjerr ambasadat e huaja në Kosovë, që po ndërhyjnë në këto projekte.
Gjatë një konference për media njëri nga drejtuesit e organizatës “çohu”, Lorik Bajrami ka thënë se në mënyrë jo transparente janë duke u zhvilluar procesi i privatizimit të PTK-së, distribucionit të KEK-ut dhe ndërtimi i autostradës.
Duke kujtuar se në Kuvendin e Kosovës procedimi për tenderimin e PTK-së ka shkuar me shumë vërejtje, Bajrami tha se procesi i privatizimit të PTK-së po zhvillohet pa studiuar mirë efektin ekonomik që do të prodhojnë, por po vazhdohet vetëm sa për të përmbushur interesa të ngushta të individëve të caktuar dhe përfitimet e tyre.
“Realisht kjo mënyrë jo ligjore dhe shumë e shpejt e procesit të tenderimit të PTK-së na tregon shumë qartë se qëllimi përfundimtar i privatizimit të PTK-së, të kompanisë më profitabile në vend, nuk ka të bëjë me përfitimet financiare dhe përfitime ekonomike të vendit, por për përfitime financiare të njerëzve që janë të kyçur në këtë proces. Këtu janë të përfshinë kryesisht kryeministri i vendit, ministri i Ekonomisë dhe Financave, këshilltarët e ndryshëm, siç janë ata këshilltarët e transaksionit apo këshilltarët strategjik, ambasadat e ndryshme të huaja”, ka thënë ai, raporton TV21.
Sipas tij, qëllimisht nuk është duke u treguar pse është vendosur të privatizohet 75 për qind e PTK-së, jo ndonjë përqindje tjetër dhe cili është çmimi optimal që do të fitojë Kosova nga ky proces.
“çohu” ka kritikuar edhe për uljen e vlerës së PTK-së, ndërsa për gjithë këtë proces që sipas saj do të jetë i dëmshëm për ekonominë e Kosovës vlerësoi se ndikim të madh ka Ambasada Amerikane, USAID-i dhe ambasadat e tjera.
“Po na e kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme që kryesisht është Ambasada amerikane dhe këshilltarët e USAID-it dhe Bankës Botërore që kanë një ndikim, apo na po u themi janë faktikisht ministrat e vërtet të ekonomisë së vendit dhe të proceseve të privatizimit”, ka thënë ai.
Përfaqësues nga organizata joqeveritare “çohu” kërkuan të ketë edhe një studim të fizibilitetit mbi qëndrueshmërinë ekonomike të autostradës dhe një studim rreth qëndrueshmërisë së vendit se a do të përballon Kosova ndërtimin e kësaj autostrade.
Ata kanë kritikuar për dyfishimin e kostos për ndërtimin e saj si një mundësi që disa persona të caktuar të zhvatin sa më shumë paratë e popullit të Kosovës.
“Para disa ditëve doli informata që kosto e autostradës ende pa filluar vetëm se është rritur për gjysmë domethënë nga 700 milionë sa ka qenë në fillim, është bërë dikur 1 miliard e 400 milion. Edhe kjo informatë ka rrjedhur nga ana e medieve dhe jo si pasojë e një transparence nga ana e zyrtarëve dhe rrjedhimisht na tregon se qeveritarët tanë e kanë parë një mundësi jashtëzakonisht të madhe të zhvatjes së parasë publike dhe menjëherë kosto e autostradës siç thash ende pa filluar e ka rritur vlerën e dyfishuar”, ka thënë ai.