Selimi paralajmëron ndërrime të komandës policore edhe në komuna

Prishtinë, 25 gusht - Kreu i Policisë së Kosovës, Behar Selimi paralajmëroi ndërrime të komandës policore edhe në komuna. Ai tha se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që veprimet në veri të udhëhiqen mbi bazën e parimeve të Policisë së Kosovës. Veprimet e Eulexit, Selimi i sheh inkurajuese për policinë e vendit, ka raportuar RTK.
Raportet, të cilat flasin për performacën e dobët të komandantëve policor dhe mënyrën e shfrytëzimit të burimeve të tyre do të jenë të mjaftueshme që një komandant policie të mos jetë më në shërbim, ka thënë kreu i policisë së Kosovës Behar Selimi. Sipas tij, ndërrimet në komandën e policisë do të vazhdojnë edhe në nivel komunal.
“Rastisi të filloj me pikën kufitare të Jarinës, ndërkohë që, do të vazhdojë edhe në pikën rajonale në Mitrovicë dhe do të vazhdojë edhe në Komunën e Skënderajt e Vushtrrisë për të vazhduar më pas në Prishtinë. Pra, nëse e ndërrojmë një komandantë mund të ndodh që performanca e tij është e shkëlqyeshme, por, shërbimi e kërkon në një komunë tjetër. Nuk ka lezet që një komandantë të plaket në një komunë, kjo është bazë e mjaftueshme, ndërkohë që, performanca do të jetë kriter i mjaftueshëm për ndërrimet që do t’i bëjmë”, ka sqaruar Selimi.
Selimi, shtoi më tej se çdo gjë që do të bëhet në veri të vendit do të jetë në bashkëpunim me EULEX-in, meqë roli i tij atje është operacional. Për Radio Kosovën, Selimi ka pranuar se Policia e Kosovës akoma ka vështirësi në urdhër-dhënien e oficerëve të angazhuar në veri.
“Akoma kemi vështirësi në urdhër-dhënie, prandaj, duhet të dakordojmë çdo lëvizje. Megjithatë, vendimet, nëse peshohen mirë, janë transparente dhe nuk kanë ndonjë tendencë, pranohen mirë nga të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Prandaj, do të vazhdojë të menaxhoj me ata njerëz atje ku ka vështirësi në urdhër-dhënie, ku ka vështirësi në komandë, por, nuk ka vështirësi në menaxhim të personelit dhe të burimeve”, shtoi Selimi.
Ndërkohë, arrestimet e mundshme në përndjekje të kriminelëve të luftës në veri të vendit nga policia e EULEX-it, Selimi i sheh mjaft inkurajuese për Policinë e Kosovës.
“Veprimet konkrete në arrestimet e mundshme të kriminelëve të luftës, shumë më kompetentë është policia e EULEX-it, sepse, ata kanë këtë mandat. Ne jemi inkurajuar nga gatishmëria e EULEX-it, se përditë e më tepër janë të bindur se duhet të shtrijnë autoritetin e tyre edhe në atë pjesë dhe së paku për të sqaruar se ata njerëz, të cilët ne mendojmë se janë kriminel a janë apo s’janë dhe nëse janë të arrestohen”, thotë Selimi.
Selimi nuk parasheh plan të veçantë vetëm e vetëm për veriun. Plani Zhvillimor Strategjik 2011-2015 i prezantuar sot vlen edhe për veriun ka thënë ai. Sipas Selimit, zbatimi i planit kërkon 16 milion euro, një pjesë e të cilave parashihet të sigurohet nga buxheti i Kosovës.