E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrit Demolli i premtohet mbështetja gjermane

Berlin, 26 gusht   – Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë, i kryesuar nga ministri Haki Demolli është pritur në Berlin nga Dr. Birgit Grundmann,  sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë. Kjo vizitë është realizuar me ndërmjetësimin e Fondacionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë, që njëkohësisht është edhe implementues i projektit të Binjakëzimit në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës “Standarde të BE-së për Ministrinë e Drejtësisë”.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës me Ministrinë Federale të Drejtësisë së Gjermanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Me këtë rast ministri Demolli e falënderoi znj. Grundmann për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme, si dhe riafirmoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për të avancuar veprimet në realizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë në çështjet penale.
Znj. Grundmann theksoi se Ministria Federale e Drejtësisë së Gjermanisë  është në  shqyrtim e sipër të kësaj projekt-marrëveshje, duke dhënë premtimin se ajo do të nënshkruhet brenda këtij viti.. 

Ministri Demolli gjithashtu kërkoi nga nikoqirja gjermane ndihmë  dhe përkrahje  profesionale në përsosjen e Shërbimit Sprovues të Kosovës, si dhe në fushën e ngritjes dhe funksionalizimit të institucionit të ndërmjetësimin dhe  atij të noterisë në Kosovë.
Sekretarja e shtetit shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe të ndihmës .

Gjatë këtyre ditëve delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë ka realizuar edhe  takime të tjera pune me përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore dhe politike të Republikës Federale të Gjermanisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›