E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon arresti shtëpiak për Nazim Bllacën

Prishtinë, 25 guht - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot është paraqitur përsëri Nazim Bllaca, pas qëndrimit tre mujor në arrest shtëpiak. Prokuroria speciale e EULEX-it, ka kërkuar sërish zgjatjen e afatit të arrestit të tij shtëpiak .
Prokuroria Ndërkombëtare i ka kërkuar sërish gjykatës zgjatjen e afatit të arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën.
Ky person që pretendon se ka qenë pjesëtar i të ashtuquajturit, Shërbim informativ i Kosovës po mbahet për muaj me radhë në arrest shtëpiak, nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasje, plagosje kërcënime dhe vepra të tjera penale.
Zëdhënësja e EULEX-it Kristina Herodes, tha se Bllaca sipas kërkesës së Prokurorisë do të mbetet edhe më tej në arrest shtëpiak.
“ Hetimet në të ashtuquajturin rasti Bllaca janë duke vazhduar . Aktualisht janë dy persona që po mbahen nën arrest shtëpiak. Prokurori do të kërkojë sërish zgjatjen e afatit të arrestit shtëpiak. Për këtë nuk mund të japë më shumë detaje”, ka thënë Herodes.
Personi, i cili thotë se ka qenë agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, tashmë ka bërë publike rrëfimin e tij në disa CD të inçizuara. Ai ka pranuar të ketë bërë një vrasje disa plagosje dhe kërcënimeve të personaliteteve të ndryshme politike, sipas tij, me urdhër të njerëzve në hierarkinë e lartë të SHIK-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›