E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 marsi, PS krijon koalicionin qytetar

Larg flamujve partiake, Partia Socialiste krijon koalicionin qytetar qe do te prije me 15 mars manifestimin ne kujtim te tragjedise se Gerdecit, qe mori jeten e 26 qytetareve dhe shkaterroi mbi 300 shtepi.

Motos se PS-se, "Mos Harro”, i jane bashkuar sindikatat e Veteraneve, te Minatoreve, Komiteti i Ushtarakeve ne Lirim, Shoqata e Gerdecit, si dhe drejtues te partive opozitare.

Kryetari i opozites, Edi Rama, e vecoi 15 marsin si diten e bashkimit qytetar.

“Shqiperia e shume plageve te hapura me 15 mars, i kthehet nje plage e cila mund te mbyllet vetem kur te behet drejtesi, kur e verteta te zbardhet plotesisht dhe kur te gjithe pergjegjesit te marrin ate qe u takon”, u shpreh Rama.

Komentet nen moton “Mos Harro” dhane dhe disa nga perfaqesuesit ne takim.

Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, deklaroi se Gerdeci eshte nje krim shteteror, ku plasi korrupsioni qeveritar, ndersa kreu i G99, Erjon Veliaj, iu referua ne komentin e tij, mitingut paralel te lajmeruar nga LSI me 15 mars. Veliaj u shpreh se kreu i LSI-se tashme eshte anetar i qeverise Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›