Topi në KLD: Rinovim tërësor të gjykatave

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbledhur Këshillin e lartë të Drejtësisë me qëllim plotësimin e 11 vendeve vakant për magjistratët. Topi u shpreh në mbledhje se nevojitet një rinovim tërësor i gjykatave. Nënkryetari i këtij institucioni, Kreshnik Spahiu theksoi se magjistratët duhet të jenë fryma e rinovimit të gjyqësorit, ndërsa premtoi se KLD-ja do të forcojë masat për sigurimin e jetës së gjyqtarëve.