Tragjedia e 9 janarit, Shkodër, në spital njëri prej grevistëve
Njëri prej grevistëve, i futur në këtë grevë për zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit, 2004, është shtruar sot në spital. Ilir Gjilaj, ka shfaqur komplikacione me shëndetin dhe për pasojë është shtruar në urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Gjilaj iu bashkua grevës së urisë, në datën 3 mars ku ishin vendosur në këtë dhomë Ndoc Bjeshka, dhe Ndue Zajeti, të cilëve më pas iu bashkua edhe Mark Grishaj.