E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Informimi është një ndër prioritetet e Kuvendit të Shqipërisë

Garantimi i  lirisë së informimit të publikut dhe transparenca e institucioneve, është një nga prioritetet e Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh sot nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, gjatë  seminarit europian të organizuar në Hotel "Rogner" në Tiranë nga Zyra e Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe ajo e Greqisë me temë "Liria e Informimit". Gjatë fjalës së tij z. Ceka renditi si arritje në këtë drejtim, miratimin nga Parlamenti të një sërë ligjesh, si ligjin për informimin dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke shprehur ndërkohë gatishmërinë për të përvetësuar  përvojën europiane në këtë drejtim dhe për të siguruar një transparancë edhe më të madhe ndaj opinionit public. Ai vlerësoi dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore, kryesisht të opozitës, të cilat kanë shkuar tek burimet fillestare të informacionit për çështje të ndryshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›