15 milionë dollarë për Obamën

"Kemi mbledhur shumë para, sepse të gjithë e duan Geoege’n”, tha në mahi, presidenti Obama, derisa po iu drejtohej të pranishmëve.
Afro 150 donatorë, në mesin e të cilëve ishin edhe shumë yje hollivudiane, morën pjesë në gala darkën e organizuar në kopshtin e vilës së Clooney, në Hollywood.
"Njerëzit mua më duan, por ata e admirojnë George Clooney’n”, shtoi Obama.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe Jack Black, Billy Cristal, Salma Hayek,
Barbara Straysand, kreatorja Dianna Von Furstenberg, etj.
Gjatë mbrëmjes Obama zuri në gojë deklaratën e tij për përkrahjen e martesave homoseksuale, e cila pati jehonë të madhe në SHBA de në botë.
"Është e vërtetë që ky është një vazhdim logjik i asaj që përfaqësojnë SHBA. Ne jemi shtet që e pranon çdokënd, dhe që sillet njëjtë me secilin. A do të na bëjë kjo edhe më të fuqishëm? Mendoj se po, dhe pikërisht për këtë bëhet fjalë këtu”, theksoi kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, që mbahen më 6 nëntor.