Bale në Barcelonë ?

Sipas medieve spanjolle, Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Gareth Bale.
E përditshmja Marca ka njoftuar të premten se gjiganti katalan është i gatshëm të blejë yllin uellsian për 40 milionë euro. Bale pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Nou Camp me vlerë prej pesë milionë eurosh në vit.
Ai shihet si opsion i dobishëm për krahun e majtë të mbrojtjes që është shfaqur dukshëm më i dobësuar pas mungesës së Eric Abidalit për shkak të sëmundjes.