E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, gjendet 70 vite pas rrëzimit aeroplani britanik

Mediat britanike raportojnë se një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore, që i përkiste Forcave Ajrore Mbretërore është gjetur në shkretëtirë egjiptiane pothuajse 70 vjet pas rrëzimit.

Aeroplani Kittyhawk P-40, i cili u zbulua rastësisht nga një punëtor polak i naftës, është në gjendje shumë të mirë, me kabinën e instrumenteve dhe trupin e aeroplanit gati të paprekur.

Piloti, emri i të cilit mendohet të ketë qenë Denis Koping, me sa duket i mbijetoi përplasjes, por ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në shkretëtirë, ndërsa eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Koping i përkiste një skuadre që kishte bazën në Egjipt gjatë fushatës së Britanisë në vitin 1942, kundër forcave naziste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›