E Diel, 1 Nëntor 2026

Gribauskaite takon Timoshenkon: Besimi i BE-së për Ukrainën po "tretet"

Presidentja e Lituanisë Dalia Gribauskaite ka mbërritur sot në një spital në Karkiv të Ukrainës, ku është takuar me ish kryeministren e këtij vendi Julia Timoshenko.

Pas takimit, Gribauskaite tha se besimi i BE-së në Ukrainë po avullon.

Ajo tha se ka mënyra për të përmirësuar situatën e “komplikuar”, por shtoi se iu përket ukrainasvee të zgjedhin mes bashkëpunimit më të ngushtë me Evropën, apo vetë-izolimit.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vitesh burg për shkak të “abuzimit me detyrën”, është transferuar në spital të mërkurën për trajtim të dhimbjeve nën mbikëqyrjen e një neurologu gjerman.

Mjeku kryesor i spitalit ka thënë se presidentes lituaneze do t`i jepen 15 minuta kohë për të biseduar me Timoshenkon.

Grybauskaite është udhëheqësja e parë e huaj që i lejohet të takojë Timoshenkon, që nga burgosja e saj në tetor të vitit 2011.

Të premten, edhe Qeveria italiane i ka kërkuar leje Kievit që t`i mundësojë nënsekretares për punë të jashtme të Italisë, Marta Dasu, të vizitojë Timoshenkon.

Rasti i ish-kryeministres ukrainase ka tensionuar ashpër marrëdhëniet ndërmjet Kievit dhe Perëndimit.

Diplomatët evropianë thonë se ai është i motivuar politikisht

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›