1,5 milionë euro për dritat e 5 stadiumeve
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar vendosjen e sistemit të ndriçimit në pesë stadiume kryesore në vend. Përveç "Qemal Stafës" në Tiranë e "Loro Boriçit" në Shkodër, me prozhektorë do të mund të luhet edhe në Vlorë, Fier, Durrës, Elbasan e Kavajë. Kostoja fillestare e projektit të financuar nga FIFA e UEFA, FSHF dhe pushtetet vendore kap vlerën 1,5 milionë euro (afro 300 mijë euro për secilin stadium). Objektivi është që deri në fund të vitit 2009, numri i stadiumeve me drita të shkojë në shtatë. Më tej, projekti parashikon ndriçim edhe për Korçën e Lushnjën. KE ka shpallur edhe fituesen e projektit "Hattrick 2 UEFA" me vlerë 3,4 milionë euro: ndërtimi i 12 fushave stërvitore me bar artificial, iu besua firmës "Green Field".