Vllaznia bie në renditjen botërore
Vllaznia vazhdon të mbetet skuadra e vetme shqiptare që përfaqëson vendin tonë në renditjen botërore për 350 klubet më të mira, që bëhet për Institutin Botëror të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Për përcaktimin e kësaj renditjeje analizohet periudha nga 1 dhjetori i vitit 2007 deri më 30 nëntor të vitit 2008. Në publikimin e datës 3 dhjetor, Vllaznia figuron e 268-a me vetëm 73 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që në krahasim me renditjen e mëparshme ka pësuar një rënie prej 10 vendesh. Gjithsesi, shkodranët kanë mundur të renditen më mirë se Atalanta, Black Burn, Kaljari, Vorksla e Poltaves, Uest hemi, Roseborgu etj. Kjo renditje kryesohet nga Barcelona (278 pikë), Mançester Junajted (263), Liverpul (263).