E Diel, 1 Nëntor 2026

15 të vdekur nga tërmeti në Itali

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.8 që ka goditur pjesën veriore të Italisë.

Agjencia për Mbrojtjen Civile ka bërë të ditur se “edhe pesë persona të tjerë” figurojnë të zhdukur.

Të gjitha vdekjet janë raportuar në zonën Modena.

Tërmeti, që është ndjerë në gjithë pjesën veriore dhe qendrore të Italisë, ka shkaktuar rrëzimin e ndërtesave të dëmtuara nga një tjetër tërmet që ka goditur të njëjtin rajon, ditë më parë.

Shtatë persona humbën jetën dhe rreth 7.000 të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë pas tërmetit të 20 majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›