15 vjet burg Don Zhuanit te burgut

TIRAN- Gjykates se Krimeve te Renda ne kryeqytet iu deshen tre seanca gjyqesore per tu bindur se i pandehuri Fatos Selmani edhe pse i izoluar ne burg ka arritur me ane te telefonit dhe rrjetit social Facebook te mashtroje 18- vjecaren nga Durresi duke e derguar ate ne Itali ku e ka detyruar qe per tre muaj te prostituoje per llogari te tij. Per kete veprim i pandehuri Selmani qe ndodhet i burgosur ne burgun e Fushe-Krujes u deklarua fajtor nga togat e zeza te kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova duke u denuar me 15 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe. Nga kjo mase denimi sipas gjykates i pandehuri Selmani perfiton uljen e 1/3 se denimit perfundimtar per shkak te shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes ne aplikim te gjykimit te shkurtuar. Po kjo mase denimi eshte kerkuar gjate konkluzioneve perfundimtare edhe nga prokurori i ceshtjes Ened Nakuci. Sipas vendimit te peseshes gjykuese historia nisi me telefon dhe dashuria virtuale mes tyre u forcua nepermjet rrjetit social Facebook. I pandehuri Fatos Selmani e shfrytezoi gjendjen e brishte emocionale te 18- vjecares qe ishte fejuar pa deshiren e saj dhe si per te renduar gjendjen emocionale te saj prinderit e te fejuarit e kishin ndaluar te vazhdonte edhe shkollen. E ndodhur ne keto kushte vajza ka rene pre e mashtrimit e cila nepermjet telefonit kishte rene ne dashuri me te pandehurin Selmani-thuhet ne vendimin me nr.4 te Gjykates se Krimeve te Renda.
Historia
Ne fillim te 2009 e demtuara 18- vjecare u njoh me ane te telefonit me te pandehurin e izoluar ne burgun e Fush-Krujes. Bisedat mes tyre u shpeshtuan duke bere qe miqesia te forcohet ndersa e demtuara i kerkoi mikut te saj ta largonte nga Shqiperia. Nga bisedat e ndryshme gjithmone pasi kishte arritur te fitonte zemren e vajzes i pandehuri Selmani i ka treguar vajzes se ishte ne burg dhe se shpejt do dilte e do jetonin bashke larg Shqiperise. Ai i ofroi vajzes qe te shkonte ne Itali nepermjet njohjeve qe kishte atje. Me 2 maj 2009 vajza braktisi shtepine dhe me vete kishte pasaporten. Me ndihmen e Selmanit nepermjet nje taksie ajo mberriti ne Korce. Nga ky qytet adoleshentja bashke me persona te tjere kaluan ne kembe kufirin per ne Greqi. Me te mberritur ne Athine ajo eshte pritur nga nje shok i te pandehurit shtetasi Renald Elmazi qe vazhdon te gjykohet per kete krim i cili ka paguar 4 mije euro qe e pajisi me pasaporte dhe vize 18- vjecaren duke e nisur me pas drejt Italise.
Ajo ishte punesuar ne nje lokal si shoqeruese klientesh. Me pas ajo eshte detyruar te prostituoje nga shoku i Selmanit i pandehuri Renald Elmazi per ti paguar shpenzimet qe ai kishte bere per ta derguar vajzen ne Itali. Me kerkese te te pandehurit Selmani qe ti dergonte para ne Shqiperi per te dale nga burgu dhe me insistimin e mikut te tij ajo ka prostituuar per disa muaj duke e lare borxhin e trafikantit qe tashme eshte i arrestuar per trafik droge ne Itali. Me pas vajza eshte detyruar nga i pandehuri Selmani qe nepermjet telefonit e kercenonte qe te punonte si prostitute e ti dergonte para ne Shqiperi. Ne te kundert ajo do te vritej nga shoket e tij qe ishin ne Itali. Pas kallezimit te prinderve te saj ne Shqiperi autoritetet italiane e gjeten vajzen dhe i moren deshmine ku ajo akuzonte te dashurin e saj virtual se e kishte derguar ne Itali per prostitucion.