Burgaj Turma donte te merrte ne kontroll kryeministrine

Kreu i Policise i bashkohet mazhorances duke sulmuar SHISH se nuk dha informacione
Drejtori i Policise se Shtetit theksoi se ka pasur informacione paraprake nga strukturat e policise per individe me te kaluar kriminale
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj deklaroi se qellimi kryesor i protestuesve ka qene goditja e kryeministrise dhe e disa institucioneve te rendesishme shteterore. Gjate raportimit para anetareve te Komisionit Hetimor per ngjarjet e 21 janarit Burgaj theksoi se ka pasur informacione paraprake nga Drejtoria Kriminale e cila kishte marre informacione per individet qe ishin pikasur qe do te tentonin te kryenin akte te dhunshme ne kryeqytet. Nga mbledhja e informacioneve rezultoi se ishte si synim te sulmohej selia e Kuvendit. Ata do te sulmonin seline e Kryeministrise dhe pallatin ku banon kryeministri gjithashtu do te sulmohej edhe selia e LSI-se - u shpreh Burgaj. Sipas drejtorit te Policise trazirat gjate demonstrates jane kryer vetem nga nje grup i caktuar personash rreth 321 persona te cilet sipas tij kane nje te shkuar problematike ne lidhje me ligjin duke filluar nga plagosja e deti tek perdhunimet. Grupe personash edhe une kete thashe qe po studiojme lidhjet dhe mendoj se nuk duhet te shprehemi tani - tha ai. Drejtori i Policise deklaroi se ka tentuar disa here per te komunikuar me liderin e opozites por pa ia arritur qellimit. Burgaj sqaroi se ne momentin kur situata tentoi qe te acarohej dhe turma te fillonte te hidhte gure ne drejtim te godines se Keshillit te Kryeministrise i ka telefonuar kreut socialist dhe i ka derguar edhe nje mesazh ku i ka kerkuar terheqjen e turmes.
Jam perpjekur te lidhem me kryetarin e PS-se Edi Rama. Ka qene e pamundur dhe ne pamundesi une i kam derguar nje mesazh per te terhequr njerezit sepse situata po precipitonte ka qene shume e rende rreth 20 minuta kur une jam perpjekur qe te lidhem - tha Burgaj. Kreu i Policise se Shtetit theksoi se me renien e erresires u perhap informacioni se do te kishte sulme me arme zjarri. Me pas u perhap informacioni se me renien e erresires mund te sulmohej me arme zjarri. Per kete u dha urdher per shperndarjen e turmes dhe ndalimin e tyre - tha Burgaj. Ashtu si edhe kreu i Gardes numri nje i policise shqiptare akuzoi Sherbimin Informativ Shteteror per neglizhence ne punen e tij. Per drejtorin Burgaj SHISH nuk ka dhene asnje informacion paraprak per demonstraten e opozites se parashikuar per 21 janar. Kemi kerkuar informacion nga SHISH dhe kemi marre pergjigje se jemi te gatshem per bashkepunim dhe nese do te kemi informacion do te bashkepunojme por deri ne daten 20 nuk kemi marre asnje informacion - deklaroi Burgaj. Pavaresisht kesaj deklarate ai pranon se Policia e Shtetit eshte gjetur e papergatitur per ti bere balle protestes. I pyetur nga deputeti demokrat Fatos Hoxha per garantimin e demonstrates se 21 janarit gje e cila nuk u perserit me 28 janar Drejtori i Policise sqaroi se policia edhe pse mori masat e nevojshme nuk mund siguronte demonstraten e heshtur ne perkujtim te tri viktimave te vrare para godines se Keshillit te Ministrise.