E Shtunë, 31 Tetor 2026

A.P Te arrestuarit e 21 janarit jane lidhur me zinxhire ne krevat

Avokati i Popullit kerkon nga Policia te ndjeke penalisht policet dhunues


TIRAN - Te identifikohen dhe ndiqen penalisht te gjithe ata oficere dhe efektive policie qe kane mbajtur te lidhur me pranga per krevati ne ambientet spitalore demonstruesit e 21 janarit dhe personat qe kane ushtruar dhune ndaj tyre brenda ambienteve te Drejtorise se Policise dhe kater Komisariateve.

Ky eshte njeri nder disa rekomandimet dhe kerkesat qe komisioneret e Avokatit te Popullit i kane kerkuar Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj ne nje raport zyrtar te firmosur nga ushtruesja e detyres se kesaj zyre Florina Nuni nje kopje nga e cila eshte dorezuar edhe ne prokurorine e Tiranes.


Detaji hedh drite mbi torturat e ushtruara ndaj te ndaluarve te 21 janarit nje nga aspektet me te egra te asaj dite aspekt i cili ende nuk eshte trajtuar plotesisht
Vetem pak dite me pare ne zyren e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit z.Hysni Burgaj ka ardhur nje raport rekomandues nga Avokati i Popullit. Komisioneret e ketij institucioni pas punes disa ditore kane arritur ne perfundimin se demonstruesit e 21 janarit te arrestuar nga policia jane bere pre e dhunes fizike e psikike si dhe jane torturuar ne forma te ndryshme brenda ambienteve te dhomave te paraburgimit te Drejtorise se Policise dhe Komisariateve nr.1 2 3 dhe 4. Pervec kesaj dhune brenda ambienteve te policise keta te fundit me urdhra apo pa urdhra kane mbajtur te lidhur me pranga ne krevatin ku ishin shtruar per te marr mjekime brenda ambienteve spitalore edhe pse ne gjendje jo te mire shendetesore-thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit. Mes personave qe kete dhune cnjerezore e kane denoncuar ne media ka qene edhe kryetari i Sindikates se Minatoreve z.Fiqiri Xibri.


Sipas denoncimit te tij ne ambientet e brendshme te nje dhome ne Spitalin Ushtarak ku ishte shtruar per tu mjekuar per demtimet e pesuara nga dhuna e ushtruar nga policia ishte lidhur per krevati me pranga edhe pse ishte ne gjendje jo te mire shendetesore. Per komisioneret e Avokatit te Popullit kjo sjellje eshte jashte cdo te drejte ligjore apo norme e Konventes te se drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Mesohet se ne raportin qe edhe organi i akuzes disponon nje kopje Komisioneret e Avokatit te Popullit kane renditur edhe emrat konkrete te demonstruesve qe kane denoncuar dhunen e policise ndaj tyre brenda ambienteve te Komisariateve ne Tirane pas arrestimit.


Gjithashtu ne kete raport disa faqesh qe zyrtaret e Avokatit te Popullit nuk preferojne ta bejne publike jane evidentuar edhe trajtimi i individeve te vecante me emra konkrete te cileve nuk i eshte dhene ndihma e pare mjekesore ne ambientet e Drejtorise se Policise apo edhe ne Komisariatet ku jane shoqeruar.


Pervec se nuk i eshte ofruar ndihma e pare mjekesore brenda ambienteve te izolimit ne Drejtori te Policise dhe Komisariate demonstruesit e arrestuar dhe dhunuar nuk jane derguar me kohe ne qendrat spitalore per te marre mjekimin e duhur duke sjelle pasoja te tjera nga mosmbyllja e menjehershme e plageve te marre nga plumbat e gomes shkopinjve te policise mburojave apo edhe gureve e shqelmave qe jane hedhur nga efektivet e policise-thuhet ne raport.


Po sipas ketyre te dhenave komisioneret e Avokatit te Popullit e kane cilesuar shkelje mungesen e mjekut brenda ambienteve te policise duke rekomanduar gjetjen e nje zgjidhjeje. Gjithashtu nga verifikimi i kryer ka rezultuar se efektivet e policise nuk kane mbajtur me rregull regjistrin mjekesor per demonstruesit e lenduar apo edhe te mjekuar. Keto dhe disa shkelje te tjera mesohet se jane evidentuar ne raportin e kater eksperteve te Komitetit te Parandalimit te Torturave prane Keshillit Europian te cilet per disa dite monitoruan dhe takuan brenda ambienteve te paraburgimit demonstrues te 21 janarit te cilet ishin bere pre e kesaj dhune. Pritet qe ne ditet ne vazhdim keta eksperte te mbajne nje raport para anetareve te Komitetit te Parandalimit te Tortures qe ndodhet prane Komisionit Evropian.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›