E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 vjet burg Sabit Gecit

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 20:09

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në gjykimin e zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka dënuar të premten me 15 vjet burg Sabit Gecin për krime të luftës ndaj popullatës civile në Kukës dhe Cahan, gjatë viteve 1998-1999.

Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua me 12 vjet burgim, Shaban Hoti nga Rezalla me 7 dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj me 6 vjet burgim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›