Cisse, entuziast për Lazion

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 20:10
Është futbollist i Lazios që vetëm disa javë, por Djibril Cisse është entuziast për skuadrën romake.
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe i Panathinaikosit ka mbetur i mahnitur nga pritja që i është bërë nga tifozët e Lazios.
“Kam marr përkrahje të jashtëzakonshme nga tifozët dhe qysh tani më kanë inkurajuar për pjesën e parë të sezonit. Më kërkojnë autografe dhe më thonë se janë të lumtur me ardhjen time në Lazio. Ishte zgjidhje pozitive”, tha Cisse për të përditshmen franceze Le Sport 10.