15 vjet “Koha për tu zgjuar”, Hoxha: Do vijojmë të jemi zëri i qytetarëve
TIRANE – Emisioni i mëngjesit që transmetohet çdo ditë në televizionin News24, “Koha për tu zgjuar”, i gazetarit Bashkim Hoxha ka shënuar sot 15 vjetorin e tij. Ishte 21 marsi i vitit 1997, kur në një kioskë të vogël nisi transmetimet një nga programet më jetëgjatë në Shqipëri.
“Ka qenë 21 marsi i vitit 1997, kur jashtë kërcisnin kallashët, kur ne vendosëm që të çelnim pikërisht këtë emision për të dialoguar me njerëzit, për të shpërndarë mesazhet e paqes. Dalëngadalë ne e kuptuam se përveç mesazheve të paqes, ky emision duhet të zgjerohej dhe të hynte e gjithë problematika e jetës qytetare.”- u shpreh gazetari Bashkim Hoxha.
Figurat më të njohura të politikës shqiptare, ambasadorët e huaj, presidentët, por dhe përfaqësues të fushave të ndryshme kanë qenë të ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar” në këto 15 vite.
“Ka shumë gjëra të rëndësishme, por gjëra të rëndësishme janë edhe ato problematika që kanë sjellë qytetarët. Ne kemi ndarë me ta shqetësimet e përbashkëta. Ata na kanë besuar hallin dhe ne i kemi ndjekur hallet e tyre me sinqeritet. Sekreti i këtij emisioni është pikërisht freksia e çdo mëngjesi. Çdo mëngjes në të vjen një informacion i ri, një problematikë e re dhe unë mendoj se sigurisht jetëgjatë do të jetë.”- deklaroi Hoxha.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 15 vjet “Koha për tu zgjuar”, Hoxha: Do vijojmë të jemi zëri i qytetarëve