Dorëzohet Plani i Veprimit, Saninno: Me gjithëpërfshirje nuk ka dështim
Tiranë- ‘Plani i veprimit’ për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian iu dorëzua ditën e sotme nga kryeministri Berisha kreut të Zgjerimit në KE, Stefano Sanninos.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërminsitror për Integrimit, kryeministri Berisha duke falenderuar zyrtarin e BE-së, për mbështetjen e dhënë në hartimin e planit, përmendi disa nga arritjet e Shqipërisë sa i takon 12 rekomandimeve të kërkuara nga Brukseli.
Në parlament po punohet me intensitet për reformën elektorale, po ashtu punë shumë e mirë po bëhet edhepër Gjykatën Adminsitrative. Po punohet për përmirësimin e rregullores së Kuvendit dhe në tërësi është bërë një punë serioze në këtë aspekt- tha Berisha.
Sa i takon heqjes së imuniteteve për deputetët dhe gjyqtarët, kryeministri deklaroi se ato do të hiqen me anë të kompromisit mes palëve, duke e cilësuar debatin e deritanishëm për luftën kundër korrupsionit si të shëndetshëm. Qeveria do të pranojë kompromisin, do të pranojë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme për realizimin e projektit të imuniteteve në Shqipëri- tha kryeministri.
Berisha ka nënvizuar se brenda mandatit të qeverisjes së tij do të përfundojë edhe regjistrimi dixhital i tokës, çka do t’i japë një frymëmarrje problemit me pronësinë në vend. Do bëjmë gjithçka që brenda këtij mandati të përfundojmë regjistrin dixhital të tokës dhe do e realizojmë atë- tha Berisha.
Ai theksoi se kategoritë sociale në nevojë si romët, egjyptianët etj, do të jenë prioritet për qeverinë. Të drejtat e njeriut, ne jemi të angazhuar për krijimin dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe minoriteteve dhe ka një kuadër ligjor shumë të mirë. Por sërish në këtë fushë ka një spektër të gjërë për veprime dhe ndërhyrje. Për grupet më të skajuara, romët, egjyptianet, në këtë kontekst do të vlerësonim ndihmën e Komisionit duke iu siguruar se zgjidhja e problemeve të tyre do të jetë një përparësi konstante e qeverisë- tha Berisha.
Në fjalën e tij drejtori për Zgjerimin në BE, Saninno falenderoi palen shqiptare për hartimin e ‘Planit të Veprimit’, duke ritheksuar se gjithëpërfshirja në proces është thelbesore për të patur sukses. Dëgjova që përmendet diçka shumë të rëndësishme, gjithëpërfshirjen. Jam tërësisht dakort sa i takon gjithëpërfshirjes, fakti që kanë qënë të përfshirë politika dhe shoqëria civile. Është përgjegjësi e të gjitheve që të hartohej dhe të zbatohet plani vreprimit. Komisioni Europian iu përgezon për këtë frymë konstruktive bashkëpunimi që ekziston në Shqipëri aktualisht- tha Saninno.
Ai ka theksuar gjithashtu faktin: Komisioneri Fyle ka theksuar që axhenda europiane të jetë axhenda kombëtare e Shqipërisë. Dëshiroj të theksoj faktin se suksesi i zbatimit të kësaj axhende europiane do jetë suskesi i të gjithëve. Jam i sigurt që do jemi të sukseshëm të gjithë bashkë- tha më tej Saninno.
Lidhur me reformnën zgjedhore Saninno deklaroi se duhet të miratohet shpejt në mënyrë që vitin tjetër zgjedhjet të realizohen në formën më korrekte. Rëndësi kanë edhe diskutimet në muajt e fundit për reformën zgjedhore, edhe njëherë po ashtu ndaj mendimin dhe vlerësimin se është shumë e rëndësishme që puna e grupit për reformën zgjedhore të përfundoje në javët në vijim që ne të sigurohemi që zgjedhjet vitin tjetër të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Më kanë thënë që puna që është bërë tani është e rëndësishme dhe uroj të përfundojë deri në javet në vijim se është tepër kritike për të ardhmen- tha Saninno, duke nënvizuar se fryma konstruktive duhet të vazhdojë.
Lidhur me heqjen e imuniteteve Saninno tha se BE pret një marrëveshje të akorduar mes të gjitha forcave politike në vend. Hejqa e imuniteteve për deputetet dhe gjyqtarët është tepër e rëndësishme është një ndër shtyllat më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. BE do të mirëpresë një marrëveshje për heqjen e imuniteti përmes një marrëveshje të përbashkët të forcave politike në vend- vijoi ai më tej.
Në fund të fjalës, Stefano Saninno shtoi se BE do vijojë të mbështesë Shqipërinë, dhe se shpreson se ‘Plani i Veprimit’ të zbatohet i plotë dhe me përfshirjen e njësive vendore.
Dëshirojmë të themi se duam të shikojmë edhe angazhimin e të gjitha paleve edhe atë të njësive vendore, çka është shumë e rëndësishme për BE-në. Unë dhe kolegët e mi do të vazhdojmë tju japim ndihmesën që plani i veprimit të zbatohet plotësisht. Të gjitha bashkë mund ta çojmë Shqipërinë në BE- përfundoi fjalën e tij zyrtari i BE-së.
Stefano Sannino, drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE i shoqeruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi do të zhvillojë takime të tjera me krerë të lartë të vendit, si presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Këtë pasditë Sannino do të marrë pjesë në Komisionin e Integrimit ku do të diskutojë për ecurinë e vendit tonë në përmbushjen e standarteve të kërkuara nga BE për marrjen e statusit kandidat.
Dorina Bilbili/IDEA
No related posts.