Sarkozy: Terrorizmi nuk do ta mposhtë popullin francez
PARIS - Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, në një deklaratë të shkurtër për mediat, tha se do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet më vonë për tre ushtarët francezë, të vrarë javën e kaluar, nga i njëjti person që kreu edhe sulmin në Tuluz.
Gjatë fjalës së tij, Sarkozy tha se francezët duhet të jenë të bashkuar dhe të mos hakmerren, pasi i detyrohen viktimave që u vranë me gjakftohtësi.
Presidenti Francez bëri të ditur se ka folur me përfaqësuesit e komuniteteve myslimane dhe hebraike në Francë, duke shtuar se terrorizmi nuk do të mposhtë popullin francez.
Banesa e autorit të sulmit në Tuluz, ku u vranë 4 persona, është rrethuar tashmë prej 5 orësh nga policia franceze, e cila vazhdon negociatat për ta bindur të dorëzohet.
Policia ka evakuuar banorët përreth banesës së Mohammed Merah. Ministri i Brendshëm francez ka thënë se i dyshuari është ndjekur për disa vjet nga Shërbimet Inteligjente Franceze dhe se një sasi armësh janë gjetur në një makinë të parkuar jashtë banesës së tij.
(er.nu/news24/BalkanWeb)